TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2026, 15:31

Dyshime për zhvillimin normal të Kupës së Botës, FIFA iu përgjigjet zërave kritikë: Event shumë i madh për t’u shtyrë

Shkruar nga Pamfleti

Dyshime për zhvillimin normal të Kupës së Botës, FIFA

Botërori i futbollit 2026 pritet të zhvillohet sipas planit, pavarësisht tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme. Këtë e ka bërë të ditur Hermo Shirgi, drejtori operativ i turneut që do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada gjatë muajve qershor dhe korrik.

Gjatë një konference të mbajtur në Dallas, Shirgi theksoi se përgatitjet për kompeticionin janë në fazat përfundimtare dhe aktualisht nuk ekziston ndonjë rrezik konkret që mund të çojë në shtyrjen apo anulimin e turneut.

Botërori është një event shumë i madh dhe sigurisht që do të zhvillohet,” deklaroi ai. “Situata ndërkombëtare po ndryshon çdo ditë dhe ne po e monitorojmë nga afër, duke punuar me partnerët tanë për të gjetur zgjidhjet më të mira. Shpresojmë që të gjitha ekipet e kualifikuara të kenë mundësi të marrin pjesë.”

Megjithatë, pjesëmarrja e Iranit mbetet e pasigurt. Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se nuk kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në Botëror, çka mund të ndikojë në praninë e ekipit në turne.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Shirgi u përpoq të theksonte anën pozitive të kompeticionit, duke nënvizuar rëndësinë e Botërorit si një ngjarje globale që bashkon njerëz nga e gjithë bota.

Do të jetë diçka shumë e veçantë. Botërori është një event global që i bashkon të gjithë, ashtu siç e pamë edhe në Katar dhe në Rusi,” u shpreh ai. “Duke marrë parasysh situatën aktuale në botë, ky kompeticion do të jetë një mundësi e madhe për të sjellë njerëzit më pranë njëri-tjetrit.

kupa e botës hermo shirgi drejtori sportiv i turneut

Lini një Përgjigje