TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2025, 17:21

“Nuk duhet përsëritur një humbje si me Anglinë”, mbrojtësi i Serbisë: Kemi Shqipërinë në shtëpi që duhet ta rrahim

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk duhet përsëritur një humbje si me Anglinë”,

Serbia mori një humbje turpëruese 5-0 në shtëpi kundër Anglisë dhe tani ndeshja e 11 tetorit ndaj Shqipërisë do të jetë si një finale që do të përcaktojë vendin e dytë në grup.

Strahinja Pavloviç ka thënë pas sfidës se lojtarët panë njëri-tjetrin në sy dhe e kuptuan se një disfatë e tillë nuk duhej përsëritur më. Mbrojtësi i Milanit ka theksuar se duhet të mposhtin Shqipërinë në Beograd dhe të fshijnë sa më shpejt nga kujtesa këtë përballje me Anglinë.

E pamë të gjithë njëri-tjetrin në sy dhe e kuptuam që kjo nuk duhet të ndodhë përsëri. Shumë gjëra munguan.

Kemi disa ndeshje të vështira, të cilat duhet t’i fitojmë. Do të kthehemi te klubet për një muaj dhe të vijmë më të përgatitur për takimin e radhës. Kemi Shqipërinë në shtëpi që duhet ta rrahim. Fatkeqësisht në futboll duhet t’i harrosh këto ndeshje sa më shpejt dhe të kthehesh nga ato që po vijnë. Është shumë e thjeshtë”, ka deklaruar Strahinja Pavloviç.

 

strahinja pavloviç mbrojtësi i serbisë

Lini një Përgjigje