Sport18 Mars 2023, 14:46

Arabët kërkojnë të “rrëmbejnë” Messi-n nga PSG-ja, Al Hilal i ofron “pleshtit” 600 mln euro për dy vite

Shkruar nga Pamfleti

Arabët kërkojnë të “rrëmbejnë” Messi-n

Për të ardhmen e Lionel Messit është folur shumë ditët e fundit. Dhe pikërisht pas eliminimit të PSG-së në Champions League.

Në skadencë të kontratës me PSG, Lionel Messi vijon të jetë në qendër të merkatos. Nuk ka të reja në lidhje me një rinovim të mundshëm, detaj ky që shton edhe më shumë zërat për një largim nga Parisi.

Parisien shkruan se në tavolinën e “pleshtit” janë dy opsione: MLS, ku Devid Beckham është gati t’i plotësojë çdo kërkesë ekonomike dhe e dyta është Arabia Saudite, aty ku Al Hilal po bën çdo gjë për ta bashkuar edhe një herë me Ronaldo-n në një kampionat.

Al Hilal ka gati një ofertë dy vjeçare nga ku do të përfitojë 600 milionë euro. Nëse Messi do të pranonte këtë ofertë atëherë do të shndërrohej në lojtarin më të paguar në botë, duke kaluar në këtë mënyrë C.Ronaldo-n.

messi mln euro al hilal