Sport18 Mars 2023, 16:08

Emocione dhe pikë jetike për mallakastriotët, Tirana ngec në Ballsh, rivalët ‘fërkojnë duart’

Shkruar nga Pamfleti

Emocione dhe pikë jetike për mallakastriotët, Tirana ngec në

Përfundon ndeshja hapëse e javës së 26 të Abissnet Superiore. Tirana nuk ka mundur të shkojë më shumë se barazimi 1-1 përballjen me Bylisin.

Ballshiotët dominuan pjesën më të madhe të lojës ndaj bardhebluve, sidomos në pjesën e parë dhe ishte deri në fund në avantazh falë golit të Eskuerdinjës. Autogoli i Damçevskit në minutën e 90, u hoqi pikë shumë të rëndësishme ballshiotëve në garën për mbijetesën.

Nga ana tjetër, Tirana i dha përsëri mundësinë ndjekësve në renditjen e kampionatit që t’u afrohen, duke humbur avantazhin që kishte krijuar në javën e kaluar. Një situatë me luhatje që padyshim bën edhe më të paqarta pretendimet e bardhebluve në rrugën drejt titullit kampion.

Edhe pse minutat shtesë ishin mjaft emocionuese, në fund të ekipet ndanë nga 1 pikë. Pas kësaj ndeshje, bardheblutë mbeten në vendin e parë me 44 pikë, ndërsa Bylis në vendin e parafundit me 28 pikë.

tirana bylis abissnet superiore