Sport18 Mars 2023, 15:46

Me mision special në Greqi, Federata Helene i beson derbin e zjarrtë arbitrit shqiptar të Superiores

Shkruar nga Pamfleti

Me mision special në Greqi, Federata Helene i beson derbin e zjarrtë

Arisi dhe PAOK-u do të përballen të dielën në ndeshjen hapëse të fazës “play off“ të kampionatit grek. Derbi i Selanikut njihet për atmosferën e zjarrtë në tribuna dhe lojën e ndezur në fushë. Për këtë arsye, Federata Greke prej vitesh ia besoj gjykimin e sfidës arbitrave të huaj.

Arbitri Juxhin Xhaja do të “emigrojë” këtë fundjavë drejt Greqisë me mision për të asistuar në ndeshjen e elitës greke, Aris-Paok.

Gjyqtar kryesor do të jetë suedezi Mohamed Al Hakim, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë një shqiptar. Bëhet fjalë për Juxhin Xhajën, i cili zotëron stemën e FIFA-s dhe është një ndër emrat më të mirë të “Abissnet Superiore”-s.

Duke pasur parasysh edhe distancën e afërt gjeografike mes Shqipërisë dhe Greqisë, është menduar që kjo detyrë t’i besohet Juxhin Xhajës.

Një risi kjo për Xhajën duke qenë se nuk ka asistuar më parë në një sfidë të kampionatit grek. Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 19 mars në orën 18:00.

juxhin xhaja arbitri shqiptar derbi i selanikut