Sport13 Prill 2024, 20:31

Nuk ka fitues në derbin e Torinos, tifozët e Juventusit "shpërthejnë" kundër Vlahoviç

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në derbin e Torinos, tifozët e Juventusit

Nuk ka fitues në derbin e Torinos. Ndeshja e luajtur në “Olimpico” u mbyll në barazim pa gola.

Një pjesë e parë e vakët, pa shumë raste, me ekipet që preferuan të studionin njëra-tjetrën. Në fraksionin e dytë, ekipi i drejtuar nga Ivan Juriç u shfaq më kërkues para porte, duke zhvendosur bardhezinjtë në gjysmëfushën e vet.

Edhe pse u akorduan më shumë se 5 minuta shtesë dhe ritmit të lartë në fund, shifrat mbetën të bardha. Të besuarit e Alegrit hedhin kështu një gjysmë-hap drejt Champions League, objektiv ky i “Zonjës së Vjetër”. Në krahun tjetër, kjo pikë rri mirë për Torinon e mesit të tabelës.

Dushan Vlahoviç përfundoi në shënjestrën e tifozëve të Juventusit për rastet e humbura në pjesën e parë.

Kryesisht në pjesën e parë, me serbin që goditi shtyllën dy hapa larg portës, duke mos shfrytëzuar asistin perfekt të Kiezës.

Në rrjetet sociale shpërthyen komentet kundër sulmuesit bardhezi.

Kundër çdo ligji të fizikës. Nuk dua të shtoj gjë tjetër”, ka shkruar një tifoz.

Fatkeqësisht nuk është Trezege! kuptojeni njëherë e mirë!”, ka shkruar një tjetër.

Një të diel e lavdëron dhe të dielën pasuese e mallkon”, ka shkruar një tifoz i tretë.

Nuk shënon, nuk ndihmon skuadrën. Për çfarë na duhet? Ka ardhur koha që dikush të zgjohet”, ka qenë komenti i radhës.

Nëse lojtarët janë të paaftë, faji nuk është i Alegri-t! Vlahoviç i ka këmbët prej druri!”, ka shkruar një tifoz tjetër.

torino juventus seria a