Sport13 Prill 2024, 19:43

Arabët mbërrijnë “pas dere”, Interi me dy yje do të jetë i familjes mbretërore

Shkruar nga Pamfleti

Arabët mbërrijnë “pas dere”, Interi me dy yje do

Familja mbretërore e Arabisë Saudite ka hedhur sytë nga Interi dhe tashmë po nxiton që të mbyllë marrëveshjen me Stiven Zhang për të marrë në zotërim klubin zikaltër. Në vitin kur klubi do të vendosë yllin e dytë në fanelë, duke fituar titullin e 20, pronarët kinezë po bëhen gati t’i japin lamtumirën.

“Corriere Della Sera” bën të ditur se negociatat mes Zhang dhe familjes mbretërore në Riad vazhdojnë prej kohësh, me ndërmjetësimin e bankave “Goldman Sachs” dhe “Raine”: të cilat po shqyrtojnë situatën financiare të klubit. Saktësohet se nuk bëhet fjalë për fondin PIF, i cili ka në pronësi klubi e Njukasëllit, por një anëtar i familjes mbretërore, i cili është gati të marrë drejtimin.

Zhang kërkon 1,2 miliardë euro për të shitur klubin dhe i duhet që deri më 20 maj të zgjidhë gjithçka, pasi ajo është datë kur duhet të paguajë borxhin ndaj “Oaktree”. Nëse Zhang do të arrijë të rifinancojë borxhin, do të mund të ketë kohë për shitjen. Në të kundërt, duhet të zgjidhë gjithçka brenda një muaji, për të shpëtuar nga barra e rëndë e shumës prej qindra milionë eurosh që duhet të paguajë në arkat e fondit amerikan.

stiven zhang inter familja mbretërore