Sport13 Prill 2024, 20:08

Teuta mposht Skënderbeun dhe i bën nder Tiranës, Laçi i heq Vllaznisë mundësinë e marrjes së kreut

Shkruar nga Pamfleti

Teuta mposht Skënderbeun dhe i bën nder Tiranës, Laçi i

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Teutës e vlefshme për javën e 31 të “Abissnet Superiore”, është mbyllur me fitoren e durrsakëve. Sfida e zhvilluar në Korçë, përfundoi me fitoren 0-1 të “Djemve të Detit”.

Në pjesën e parë, Teuta humbi një rast të artë me Krujën i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Një sfidë mjaft interesante ku rastet nuk munguan nga të dyja rastet. Teksa golin e vetëm të sfidës e realizoi Elmando Gjini në minutën e 75. Vlen të theksohet se në pjesën e parë, Teuta shpërdoroi një 11-metërsh me anë të Arsid Krujës.

Me këtë fitore, Teuta shkon në kuotën e 37 pikëve dhe mbetet në vendin e tetë, ndërsa Skënderbeu me 41 pikë mban vendin e gjashtë.

Laçi mundi me shifrat 1-2 Vllazninë brenda në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Abissnet Superiore. Një ndeshje vertetë e çmendur në Shkodër, me vendasit që humbasin mundësinë që të marrin vendin e parë dhe kurbinasit që i shkëputen edhe më shumë zonës së mbijetesës.

Gjithçka u hap falë një goli të Esin Hakajt në minutën e 20. Pastaj fjalën e mori Laçi, që ndryshoi komplet fytyrë në pjesën e dytë, dhe si fillim kurbinasit realizuan me Tresën në minutën e 57 dhe më pas me një supergol nga Serxho Ujka në minutën e 82, duke vulosur rezultatin 1-2.

Me këtë rezultat, Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, ndërsa Laçi në vendin e 7 me 38 pikë.

teuta skënderbeu laçi vllaznia abissnet superiore