
Nuk ka më asnjë biletë për ndeshjen Angli-Shqipëri që do të luhet më 21 Mars në Londër. Federata Angleze e Futbollit njoftoi këtë të martë se i gjithë stadiumi “Wembley” do të jetë i mbushur për këtë sfidë kualifikuese të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada.
Në këtë takim do të ketë 90 mijë të pranishëm, kapaciteti i lejuar nga UEFA, ku pritet që tifozët shqiptarë të jenë të pranishëm edhe në sektorë të tjerë të stadiumit përveç atyre të përcaktuar.
Çmimet e biletave të nxjerra në shitje ishin nga 12,5 deri në 120 Paund. Ndeshja me Anglinë do të jetë e para në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2026.
Të shumtë do të jenë shqiptarët që kanë marrë bileta edhe në krahun e Anglisë, një çmenduri e vërtetë do të na presë me atmosferën.
Nga zona Europiane kualifikohen 16 ekipe nga 48 që është numri total i përfaqësueseve pjesëmarrëse.
Ky vit nuk ka nisur ashtu siç duhet për lojtarët tanë që po pësojnë dëmtime të shpeshta.
I fundit ishte Elseid Hysaj që pas asistit të dhënë kundër Kaljarit, pësoi një dëmtim serioz.
Për fat të mirë Armando Broja duket se do të jetë gati për këto ndeshje të marsit.
Lini një Përgjigje