TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2025, 17:57

Qazim Laçi është mësuar me gola spektakolarë, mesfushori kuqezi realizon nga 20 metra dhe mban ekipin në garë për Europën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Qazim Laçi është mësuar me gola spektakolarë,

Qazim Laçi është mësuar me gola spektakolarë dhe një të tillë ka shënuar edhe sot, në javën e fundit të kampionatit çek të futbollit. Mesfushori i Kombëtares ka shënuar një gol me shumë vlerë në takimin mes Spartas së Pragës dhe Sigma Olomuk.

Pas një sezoni ku Sparta e Pragës fillimisht mori pjesë në fazën në grupe në Ligën e Kampioneve, në javët e fundit ajo rrezikonte të mos përfaqësohej në Europë, pasi humbi plotësisht kontaktin me kreun me 4 humbje radhazi.

Edhe në takimin e sotëm ndaj Sigma Olomuk, ajo u gjend në disavantazh, me një rezultat që do bënte të mos luante as në Ligën e Konferencës. Por në minutën e 61, erdhi momenti i Laçit për të ndryshuar situatën. Mesfushori pa hapësirë para tij dhe nga rreth 20 metra lëshoi një gjuajtje të fortë që u ndal vetëm në trekëndëshin e portës kundërshtare.

Ky ishte goli i tretë në këtë kampionat për Laçin, i cili ka dhënë edhe katër asiste në këtë sezon me skuadrën e njohur çeke.

 

 

qazim laçi mesfushori shqiptar sparata e pragës

Lini një Përgjigje