TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2025, 18:19

Sandërlendi mposht Shefildin dhe ngjitet të Premier Ligë pas 8 sezonesh, ekipi anglez fiton ndeshjen më të shtrenjtë në histori

Shkruar nga Pamfleti

Sandërlendi mposht Shefildin dhe ngjitet të Premier Ligë pas 8

Sandërlendi është ekipi i tretë dhe i fundit që siguron biletën për të luajtur në Premier Ligë sezonin e ri.  Ekipi i drejtuar nga francezi Regis Le Bris ka fituar në finalen e madhe të luajtur në “Wembley” ndaj Shefild Junajtid.

E konsideruar si ndeshja më e shtrenjtë në histori, pasi fituesi, në këtë rast Sandërlendi, përveç biletës për në Premier Ligë, do të fitojë edhe 200 milionë paundë.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Shefild Junajtid, ekipi i drejtuar nga Kris Uilder gjeti golin në minutën e 24 me Tires Kambëll pas një kundërsulmi fantastik dhe asistit të Gustavo Hamer.

Përmbysja e madhe e Sandërlendit erdhi në pjesën e dytë. Fillimisht Majenda barazoi shifrat në minutën e 76 me një gol shumë të bukur, ndërsa Tom Uatson shënoi golin e përmbysjes së madhe në minutën e 95. Sandërlendi fiton biletën për në Premier Ligë pas 8 sezonesh si dhe 200 milionë paundë.

sandërlend shefilld junajtid premier liga

Lini një Përgjigje