TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2025, 17:08

Kaljari i tij u mposht nga Napoli, Alen Sherri reagon pasi e nisi ndeshjen nga minuta e parë: Jetova ëndrrën e fëmijërisë sime

Shkruar nga Pamfleti

Kaljari i tij u mposht nga Napoli, Alen Sherri reagon pasi e nisi ndeshjen nga

Alen Sherri regjistroi 7 paraqitje këtë sezon në Serinë A me fanelën e Kaljarit. Ish-portieri i Egnatias dhe i Kombëtares shqiptare luajti mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Napolit ku këta të fundit fituan titullin kampion.

Ditën e sotme, Alen Sherri ka bërë një postim në Instagram për sezonin që kaloi në Serinë A.

Rezultat i vështirë për të mbyllur sezonin, por krenarë për udhëtimin që kemi pasur. Pavarësisht ulje-ngritjeve, arritëm objektivat tona dhe treguam rritje të vërtetë si ekip.

Në një nivel personal, jam mirënjohës që arrita të jetoj ëndrrën time të fëmijërisë për të qenë pjesë e këtij klubi. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit - do të kthehemi më të fortë! Forza Casteddu!”, shkruan 27-vjeçari shqiptar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alen Sherri (@alensherri)

alen sherri portieri shqiptar kaljari

Lini një Përgjigje