TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Janar 2026, 19:38

Përballje të “frikshme” për Realin dhe PSG-në, Inteligjenca Artificiale parashikon shortin e Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Përballje të “frikshme” për Realin dhe PSG-në,

Inteligjenca Artificiale ka parashikuar përballjet e fazës “play-off” me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, përpara shortit zyrtar që do të hidhet të premten në selinë e UEFA-s në Zvicër.

Simulimi ka nxjerrë në pah disa duele të forta, ku në qendër të vëmendjes janë Reali i Madridit dhe PSG-ja. Pas përfundimit të fazës së ligës, tetë skuadra janë kualifikuar drejtpërdrejt në 1/8-at e finales. Në krye të renditjes u pozicionua Arsenali, që fitoi të tetë ndeshjet, duke lënë pas Bajernin e Mynihut, Liverpuli dhe Totenhemi. Gjithashtu, Barcelona, Çelsi, Sportingu i Lisbonës dhe Mançester Siti kanë siguruar kalimin direkt në fazën tjetër.

Ndërkohë, 16 skuadra të tjera, të renditura nga vendi i 9 deri në vendin e 24, do të përballen në fazën “play-off”, ku ende nuk dihet shorti zyrtar. Pikërisht këto ekipe janë futur në një simulim të Inteligjencës Artificiale, për të parashikuar përballjet e mundshme.

Sipas këtij parashikimi, Reali i Madridit përballet sërish me Benfikën, duke u konsideruar si një short i vështirë për “Los Blancos”. Madrilenët humbën shansin për të qenë mes tetë më të mirëve pas një humbjeje dramatike ndaj ekipit portugez. Nga ana tjetër, PSG-ja është shortuar në një derbi të zjarrtë francez kundër Monakos, një duel që pritet të ofrojë spektakël dhe rivalitet të fortë.

Përballjet e fazës “play-off” sipas Inteligjencës Artificiale:

Inter-Bodo/Glimt

PSG-Monako

Atletiko Madrid-Klub Bryzh

Juventus-Gallatasaraj

Bajer Leverkusen-Olimpiakos

Atalanta-Borusia Dortmund

Njukasëll-Karabag

Real Madrid-Benfika

Shorti zyrtar i UEFA-s do të vendosë gjithçka, por simulimi i IA ka shtuar që tani emocionin dhe pritshmëritë për fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

inteligjenca artificiale inter psg real madrid

Lini një Përgjigje