TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2025, 14:07

Përdhunoi vajzën shqiptare, Gjykata e Lartë në Brazil le në qeli Robinhon

Shkruar nga Pamfleti

Përdhunoi vajzën shqiptare, Gjykata e Lartë në Brazil le

Robinho, ish-ylli brazilian i futbollit, do të qëndrojë në qeli, ku po vuan një dënim prej 9 vitesh burg.

Gjykata e Lartë në Brazil hodhi poshtë të hënën apelin për lirimin e tij, duke marrë vendimin me shumicë votash në një seancë virtuale.

41-vjeçari ndodhet në burgun e Tremembé, rreth 150 km larg São Paulos, që prej marsit 2024. Ai u dënua për përdhunimin e një vajze shqiptare 23-vjeçare në një klub nate në Milano në vitin 2013, kohë kur luante për Milanin. Vendimi përfundimtar u dha nga Gjykata e Kasacionit Italian në janar 2022.

Edhe pse Brazili nuk ekstradon shtetasit e vet, autoritetet italiane kërkuan që Robinho ta vuante dënimin në vendin e tij, pas kthimit të tij gjatë procesit gjyqësor. Avokatët e tij kanë apeluar disa herë për lirimin, por pa sukses. Vetë ish-futbollisti ka mohuar akuzat, duke e quajtur vendimin rezultat të “racizmit”.

Vendimi e lë Robinhon përfundimisht pas hekurave, ndërsa ish-lojtari i Real Madridit dhe Milanit do të duhet të vuajë dënimin në një burg brazilian.

Lini një Përgjigje