Sport16 Prill 2024, 21:51

Përfundojnë pjesët e para/ Barcelona “skuqet” dhe komplikon kualifikimin, Dortmundi me “një këmbë” në gjysmëfinale

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Barcelona “skuqet” dhe

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshja të kthimit të fazës çerekfinale të Champions League. Barcelona dhe PSG i kanë mbyllur në barazim këto 45 minuta.

Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 12. Ishte Rafinja i cili dërgoi topin në rrjetë pas asistimit të Jamal. Ky i fundit nga e djathta hyri në zonë dhe pasoi në qendër ku braziliani nuk gaboi përballë Donnarumës.

Në minutën e 30, gjyqtari akordoi karton të kuq për Ronald Arauzho duke lënë spanjollët me 10 futbollistë. Mbrojtësi ndali Barkolën, i cili ishte nisur drejt portës, dhe pa gjyqtarin t’i tregonte të kuqin.

Francezët barazuan rezultatin në minutën e 39 me Dembele. Pas një harkimi nga e majta, topi shkoi te Dembele në shtyllën e dytë ku ai e dërgoi sferën në rrjetë.

Në ndeshjen tjetër, Borusia e Dortmundit ka fituar 2-0 në shtëpi përballë Atletikos së Madridit në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Skuadra gjermane e nisi furishëm takimin, duke ditur se e kishin humbur takimin e parë 2-1 në Spanjë. Pas 34 minutash lojë, Julian Brandt realizoi për 1-0 pas një asistimi perfekt nga Mets Humels.

Pesë minuta më vonë, Marsel Sabitzer shërbeu për mrekulli Jan Matsen, që shënoi për 2-0. Me këto dy gola, Dortmundi është në epërsi me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Pjesa e dytë pritet edhe me e zjarrte dhe e hapur.

barcelona psg borusia e dortmundit atletiko e madridit champions league