TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Qershor 2024, 18:54

Përfundojnë pjesët e para/ Sllovakia dhe Rumania bëjnë paqe, Belgjika shtrëngon duart me Ukrainën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Sllovakia dhe Rumania bëjnë

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të grupit E të vlefshme për “EURO 2024”.  Ndeshja mes Sllovakisë dhe Rumanisë që po luhet në “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit është mbyllur në barazim 1-1.

Sllovakët kaluan të parët në avantazh në minutën e 26. Kuçka krosoi nga krahu i djathtë i zonës dhe gjeti Dudan në zonë, aty ku ky i fundit goditi me kokë dhe gjeti rrugën e rrjetës.

Në minutën e 37, rumunët rikthyen baraspeshën. Marin nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke gjuajtur një predhë nga krahu i majtë dhe dërgoi portierin sllovak në krahun tjetër.

Ndeshja tjetër e këtij grupi që luhet në “MHP Arena” të Shtutgartit është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Mbetet të shihen si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtyre dy takimeve të grupit E.

ukraina belgjika sllovakia rumania "euro 2024"

Lini një Përgjigje