TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Dhjetor 2024, 18:39

Përfundon epoka Simeone tek Atletiko, madrilenët gati 5 emra për stolin bardhekuq

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon epoka Simeone tek Atletiko, madrilenët gati 5 emra për

Diego Simeone ka shkruar kapitullin më të artë në historinë e Atletikos së Madridit, por fundi po vjen së shpejti. Në kryeqytetin spanjoll nevojitet një emër i ri.

54-vjeçari pritet të largohet nga klubi madrilen, aty ku drejtuesit kanë nisur planet për një trajner tjetër, me po aq motivim sa Diego.

Bardhekuqtë deri më tani kanë menduar 5 emra dhe secili prej tyre është latin (3 spanjollë dhe 2 argjentinas), shumë të përshtatshëm për La Ligën.

I pari në listë është Luis Enrike, kurse i dyti trajneri i kombëtares spanjolle. Këta janë emrat më të kuotuar.

Pas tyre renditen Julen Lopetegi, Mauricio Poçetino dhe Junai Emeri (ky i fundit ekspert për futbollin europian). Simeone për disa vite me radhë ka qenë trajneri i parë ose i dytë më i paguar në Europë.

diego simeone trajneri argjentinas atletiko e madridit

Lini një Përgjigje