Përfundon pjesa e parë e gjysmëfinales së dytë të Champions League mes Mançester Sitit dhe Realit të Madridit, e cila u mbyll me rezultatin 2-0 për ekipin e Guardiolës. 45 minutat e para të kësaj supersfide kanë folur për anglezët.
“Qytetarët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 23 me Bernardo Silvën. De Brojne krosoi drejt portugezit me këtë të fundit, i cili mposhti Kurtua.
Në minutën e 36 ishte sërish Bernardo Silva, i cili ndëshkoi madrilenët. Silva goditi me kokë duke dyfishuar shifrat për ekipin e tij.
Me këtë rezultat, Siti shkon i qetë në dhomat e zhveshjes dhe e sheh veten me një këmbë në finalen e madhe të 10 qershorit që do të luhet në Stamboll, ku kryesuesit e Premier Ligës Angleze do të përballen me Interin.
Lini një Përgjigje