Sport10 Dhjetor 2023, 21:11

Pret ftesën nga Silvinjo, sulmuesi me pasaportë shqiptare realizon gol spektakolar me parabolë

Shkruar nga Pamfleti

Pret ftesën nga Silvinjo, sulmuesi me pasaportë shqiptare realizon gol

Arbër Hoxha, sulmuesi i Slaven Belupos, që disa muaj më parë u pajis me pasaportë shqiptare dhe është në pritje të një ftese nga Silvinjo, po kalon një moment spektakolar në elitën e futbollit kroat. 

Falë golave dhe klasit të tij, 25-vjeçari ka zgjuar interesin e klubit prestigjioz të Dinamos së Zagrebit, që pritet të derdhë në arkat e Slaven Belupos 2 milionë euro, për të siguruar shërbimet e sulmuesit, i cili mbrëmjen e sotme rembeu sërish skenën, duke shënuar një gol fantastik me parabolë, në triumfin 2-4 që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj Rijekës.   

Hoxha realizoi golin e “pokerit” pesë minuta përpara fundit të ndeshjes, teksa ky ishte realizimi i pestë sezonal në kampionatin kroat për sulmuesin shqiptar. Ai u nis me top nga mesi i fushës dhe mposhti portierin kundërshtar me një parabolë plot klas, duke mahnitur të gjithë sportdashësit e pranishëm në shkallët e stadiumit.

arbër hoxha sulmuesi me pasaportë shqiptare