Sport10 Dhjetor 2023, 19:06

Tre shkodranë nderojnë Vllazninë, shkodranët marrin 3 pikë të arta përballë Dinamos dhe u bashkohen pretendentëve për “Final 4”

Shkruar nga Pamfleti

Tre shkodranë nderojnë Vllazninë, shkodranët marrin 3

Vllaznia përmbys Dinamon me shifrat 3-1 në Shkodër. Të parët që realizuan ishin dinamovitët. Denison Silva krijoi iluzionin se skuadra e Mehmetit do të mund të dilte me pikë nga kjo ndeshje, por nuk ndodhi kështu, pasi shkodranët përmbysën  ndeshjen. 

Çoba i hapi rrugë fitores vendase, me golin e tij në minutën e 11. Gruda shënoi golin e dytë për Vllazninë, duke çuar topin pas shpinës së portierit Sali. 

Në pjesën e dytë djemtë e Qatip Osmanit vendosën në kasafortë 3 pikët, me Balaj që u koordinua mirë me kokë në minutën e 54, goditje e cila ishte e pamundur për t’u pritur. Dinamo u përpoq që të bënte diçka në fundin e sfidës, por u ndal vetëm nga shtylla. Sa i takon klasifikimit, Vllaznia renditet në vendin e 5 me 20 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e 6 me 19 pikë. 

Ky ishte takimi i fundit për sotë në kampionatin shqiptar. Gjatë ditës janë luajtur dy sfida të tjera, Erzeni dhe Kukësi nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, ndërsa Laçi-Tirana përfundoi 2-2! 

vllaznia dinamo abissnet superiore