Sport10 Dhjetor 2023, 19:35

Françesko Toti probleme me taksat, “Guardia di Finanza” mësyn në shtëpinë e ish-kapitenit legjendar të Romës

Shkruar nga Pamfleti

Françesko Toti probleme me taksat, “Guardia di Finanza”

Policia Financiare italiane, “Guardia di Finanza” ka kryer mësymje surprizë në shtëpinë e Françesko Totit, në Romë. Ish-kapiteni legjendar i verdhekuqve ishte subjekt i një kontrolli të rastësishëm, të cilët i kanë specifikuar ish-futbollistit se ky është vetëm një kontroll i parë, pas të cilit po analizojnë rregullsinë e pagesave të marra nga Toti, veçanërisht sponsorizimet si dhe taksat ndër vite. 

Për momentin nuk ka asgjë kriminale. “Guardia di Finanza” thjesht kanë marrë një mori dokumetesh, të cilat do të studiohen me kohën. 

Ky është vetëm akti i radhës i policisë financiare, që prej disa vitesh ka marrë në shënjestër sportistët dhe ish-sportistët italianë, të çdo fushe, ndonëse Françesko Toti pavarësisht habisë, nuk është shprehur i shqetësuar për këtë mësymje. 

Toti me anë të menaxherit të tij, Antonio Konte, kanë nënvizuar se nuk do të bëjnë asnjë reagim apo kundërveprim, derisa “Guardia di Finanza”: të shprehen pas disa javësh. 

françesko toti ish-kapiteni i romës