Sport10 Dhjetor 2023, 19:57

Totenhemi provon sërish shijen e fitores, fitore me “poker” ndaj Njukasëllit

Shkruar nga Pamfleti

Totenhemi provon sërish shijen e fitores, fitore me “poker”

Totenhemi ka hedhur pas krahëve zhgënjimet e fundit dhe ka shijuar fitoren e parë pas disa rezultatesh negative radhazi. "Spërsat” kaluan 4-1 Njukasëllin, në një sfidë që doli më e lehtë nga ajo çfarë pritej. Udogi i dhuroi avantazhin skuadrës së Ange Postecoglu, pas 26 minutash lojë. 

Braziliani Rçarlison zhvilloi një ndeshje fantastike. Dopieta e sulmuesit në minuta 38 dhe 60 i dha qetësinë e duhur londinezëve, për të shkuar të sigurtë drejt suksesit. Në minutat e fundit të dy skuadrat “tundën rrjetën” nga një herë, me Son dhe Xhoelinton. 

Pas 16 javësh kampionat, Totenhemi është në zonën europiane. “Qymyrxhinjtë”, pas dy humbjeve të fundit kanë lëshuar terren dhe aktualisht janë në pozitën e shtatë.  

totenhem njukasëll premier liga