
Probleme të reja ligjore për yllin portugez të Al Nassr. Më shumë probleme për Kristiano Ronaldon. Sulmuesi i Al Nassr duket se është paditur në procesin e bujshëm kundër Binance, platformës së kriptomonedhës me të cilën ai ka bashkëpunuar që nga viti 2022.
Në veçanti, portugezi akuzohet se ka “promovuar, ndihmuar dhe/ose marrë pjesë aktive në ofertën dhe shitjen e aksioneve të paregjistruara në bashkëpunim me Binance”.
Padia është depozituar më 27 nëntor në një gjykatë të qarkut të SHBA në Florida.
Padia pretendon se Ronaldo dinte ose duhej të dinte “për shkeljet ligjore të Binance”, pasi ai ka “përvojë investimi dhe burime të mëdha për të marrë këshilltarë të jashtëm”.
Ndërkohë, Binance tashmë është dënuar të paguajë 4.3 miliardë dollarë dëmshpërblim për qeverinë amerikane për shkeljen e ligjeve kundër pastrimit të parave dhe drejtimin e një biznesi të paregjistruar të transmetimit të parave.
Cooking something up with @Cristiano…
— Binance (@binance) November 28, 2023
Stay tuned. pic.twitter.com/OxqJ435bp3
Lini një Përgjigje