Sport29 Nëntor 2023, 23:08

Interi shmang disfatën, Reali merr fitoren e pestë, betejë për vendin e dytë në Grupin A, Napoli pret biletën e kualifikimit me një barazim

Shkruar nga Pamfleti
Interi shmang disfatën, Reali merr fitoren e pestë, betejë

Champions League zhvilloi sonte ndeshjet e raundit të pestë të grupeve.

Arsenali ka fituar mbrëmjen e sotme me shifrat e thella 6-0 ndaj Lensit. Anglezët nuk e kanë diskutuar në asnjë moment sfidën, duke menaxhuar totalisht 90 minutat.

Me këtë rezultat, Arsenali siguron kualifikimin dhe vendin e parë me 12 pikë në grupin B,  4 më shumë se PSV.

Në grupin C, Reali i Madridit ka marrë një fitore fantastike ndaj Napolit me rezultatin 4-2. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1 për spanjollët, ndërsa në të dytën barazuan italianët në mënyrë provizore.

Më pas, në minutën e 83, Reali shënoi golin e tretë falë perlës së Paz dhe në minutën e 94 gjeti edhe golin e katërt me Hozelu. Me këtë rezultat, Reali i Madridit siguron vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Napoli pret sfidën e fundit për kualifikimin.

Në grupin D, Interi i kualifikuarme 11 pikë u duk sikur kishte ardhur thjesht për shëtitje në Portugali. Një barazim 3-3 me Benfikën, në një sfidë ku skuadra nga Milano ishte në disavantazh të 3 golave.

Ish-i i zikaltërve Zhoao Mario ishte i papërmbajtshëm, duke kompletuar het trikun e tij për 35 minuta lojë.

Goli i dytë i pësuar nga skuadra e Inzagit, erdhi pas një gabimi të Asllanit. Interi u zgjua në pjesën e dytë, duke ngushtuar llogaritë me Arnautoviç dhe Fratezin, përpara se Sançez të barazonte shifrat.

Takimi tjetër, ai mes Real Sociedadit dhe Salcburgut u mbyll me rrjeta të paprekura.

real madrid napoli inter champions league