TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2025, 21:31

Protagonist me pritjet ndaj Napolit, media sportive italiane shpall Alen Sherrin më të mirin te Kaljari

Shkruar nga Pamfleti

Protagonist me pritjet ndaj Napolit, media sportive italiane shpall Alen Sherrin

Alen Sherri luajti në ndeshjen e fundit të Serisë A mes Napolit dhe Kaljarit, në një stadium të tejmbushur nga napolitanët që përgatiteshin për festën e titullit kampion. Portieri shqiptar nuk cilësohet titullar te skuadra e Kaljarit, por me pritjet që shfaqi ndaj napolitanëve, nuk është çudi që të ketë vendosur në mendime të thella trajnerin Davide Nikola.

Pritjet e tij sidomos në pjesën e parë mbajtën në ankth jo pak skuadrën e Napolit, që duhej medoemos të fitonte, sidomos pasi mësoi se Interi kishte kaluar në avantazh. Ai u mposht, po pa patur faj te golat e pësuar që sollën fitoren për vendasit.

Ndaj nuk është çudi që prestigjiozja italiane “Gazetta Dello Sport”, ka vlerësuar portierin shqiptar me notën 6,5 që është relativisht e lartë, për paraqitjen ndaj Napolit.

Në pjesën e parë mban të çuar murin, shpëton ndaj Gilmour në një dalje në tokë e pastaj fluturon edhe ndaj Rrahmanit. Bën atë që mundet”, shkruhet në komentin për Sherrin i cili ishte më i miri i skuadrës së Kaljarit sipas gazetës italiane, teksa ishin katër lojtarë të tjerë që e ndiqnin pastaj me notën 6.

alen sherri portieri shqiptar kaljari

Lini një Përgjigje