TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2025, 16:33

Protagonist me Rubin Kazan në Rusi, Mirlind Dakun e kërkojnë gjigantët francezë

Shkruar nga Pamfleti

Protagonist me Rubin Kazan në Rusi, Mirlind Dakun e kërkojnë

Forma fantastike që po përjeton Mirlind Daku te Rubin Kazan në Premier Ligën ruse e ka kthyer në “protagonist”. Sipas mediave franceze, 27-vjeçari është në monitorimin e gjigantëve të Monakos.

Daku përshkruhet si “Bisha” e sulmit, ku theksohet edhe gjatësia e tij prej 192 centimetra. Në 9 ndeshje të Premier Ligës ruse, bomberi shqiptar grumbullon 8 gola dhe 1 asist. Fiorentina është një tjetër klubi i interesuar.

Me këtë ritëm është e sigurtë se Mirlind Daku do të ndryshojë ambient sezonin e ardhshëm. Kontrata me skuadrën nga Kazani i skadon në verën e vitit 2029, ndërsa sipas “Transfermarkt”, sulmuesi kuqezi vlen 10 milionë euro.     

mirlind daku sulmuesi shqiptar monako

Lini një Përgjigje