Sport18 Maj 2024, 15:33

Provat zyrtare të Formula 1/ Fernando Alonso përplaset në pistën e aksidenteve fatale në Itali (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Provat zyrtare të Formula 1/ Fernando Alonso përplaset në

Formula 1 këtë fundjavë është spostuar në Çmimin e Madh të Italisë, pikërisht në cirkuitin e Imolas. Në Emilia-Romagna është dita e provave zyrtare për të mësuar se cili e fillon nga pole-position garën e së dielës.

Këtë të shtunë, Fernando Alonso me Aston Martinin e tij është përplasur me muret mbrojtëse të pistës. Edhe pse pa shumë shpejtësi, makina duket se është dëmtuar dhe kërkon përkujdesjen e stafit për të vijuar më tej, me flamurin e kuq që mbizotëroi pistën.

Për fat të mirë asnjë lëndim për pilotin spanjoll, teksa cirkuiti i Imolas është i njohur për dy aksidentet tragjike të 30 viteve më parë që i morën jetën pilotëve Roland Ratzenberger (gjatë provave) dhe një ditë më pas në garë Ayrton Sennas. Edhe Sergio Perez i Red Bull humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me muret mbrojtëse, pa dëmtime.

 

fernando alonso formula 1 çmimi i madh i italisë