Sport24 Janar 2024, 19:52

Quajeni “Kupa Superiore”, përcaktohen 8 skuadrat çerekfinaliste në Kupën e Shqipërisë dhe vazot për shortin

Shkruar nga Pamfleti

Quajeni “Kupa Superiore”, përcaktohen 8 skuadrat

Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar dhe sfidat e saj të turit të katërt, me tetë skuadra që kanë prerë biletën për në çerekfinale.

Janë pikërisht 8 skuadra nga Superiorja ato që do të luajnë në turin tjetër, teksa asnjë nga Kategoria e Parë ose ato që u ngjitën sezonin e kaluar në Superiore janë eliminuar.

Të kualifikuarat janë: Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Teuta, Laçi, Kukësi dhe Erzeni.

Për çerekfinalet do të ketë short, teksa do të ndahen në vazo.

Në vazon e parë bëjnë pjesë: Partizani, Tirana, Egnartia dhe Vllaznia, ndërsa në të dytën janë Teuta, Laçi, Kukësi dhe Erzeni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

kupa e shqipërisë faza çerekfinale