TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Mars 2026, 13:51

Rakitic: Modric mund të luajë edhe dy ose tre sezone të tjera te Milani

Shkruar nga Pamfleti
Rakitic: Modric mund të luajë edhe dy ose tre sezone të tjera te
Luka Modric

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Kroacisë vlerëson se Luka Modric ka ende nivel për të vazhduar në elitë, ndërsa Milani synon t’ia zgjasë kontratën edhe për një vit…

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Kroacisë, Ivan Rakitic, ka folur për të ardhmen e Luka Modric, duke vlerësuar se bashkëkombësi i tij mund të vazhdojë të luajë në nivel të lartë edhe për disa sezone.

Në një prononcim të cituar nga Tribuna.com, Rakitic reagoi ndaj mundësisë që Milani ta mbajë Modric vetëm edhe për një vit.

“Vetëm një? Për mua, Modric mund të luajë të paktën edhe dy ose tre sezone”, u shpreh ai.

Modric iu bashkua Milanit verën e kaluar si lojtar i lirë, pas largimit nga Real Madridi. Sipas raportimeve të mëhershme, klubi italian dëshiron ta mbajë në skuadër duke aktivizuar opsionin për zgjatjen e kontratës deri në verën e ardhshme. Marrëveshja aktuale e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Gjatë këtij sezoni, mesfushori ka regjistruar 2 gola dhe 3 asistime në 30 ndeshje.

 

luka modric rakitic milan

Lini një Përgjigje