TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2026, 20:46

Reali “ringjallet” në Champions League, ‘OPTA’ ringre kuotat e madrilenëve për fitimin e trofeut prestigjioz

Shkruar nga Pamfleti

Reali “ringjallet” në Champions League, ‘OPTA’

Futbolli shpesh prodhon histori të papritura. Një skuadër mund të nisë garën si e fundit në parashikime dhe të përfundojë në krye ose anasjelltas. Për Real Madridin, skenari i dytë duket se po ndryshon, pasi madrilenët po kalojnë nga një situatë e vështirë drejt rolit të pretendentit në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” po transformojnë një situatë që dukej pothuajse e humbur në një garë reale për trofeun kontinental. Kur bëhet fjalë për Real Madridin, shumë analistë theksojnë se gjithçka është e mundur, edhe kur probabilitetet duken minimale. Superkompjuteri i “Opta”-s, për shembull, u jepte madrilenëve vetëm rreth 1% shanse për të arritur në gjysmëfinale, e aq më pak për të shkuar deri në Budapest dhe për të fituar trofeun e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, situata ka ndryshuar ndjeshëm pas fitores ndaj Mançester Sitit në stadiumin “Santiago Bernabéu”. Në fillim të javës së kaluar, parashikimet statistikore e vendosnin skuadrën e drejtuar nga Alvaro Arbeloa me pothuajse zero gjasa për të ngritur trofeun. Tani, sipas të dhënave të përditësuara, Reali i Madridit konsiderohet sërish mes skuadrave pretendente.

Aktualisht, ndërsa ndeshja e kthimit në “Etihad Stadium” ende nuk është zhvilluar, madrilenët kanë rreth 8.34% shanse për të fituar Ligën e Kampionëve 2025-2026, me finalen e planifikuar në “Puskas Arena”.

Favoritët sipas parashikimeve

Sipas modelit statistikor të “Opta”-s, disa skuadra renditen përpara Realit të Madridit në garën për trofeun. Bajerni i Mynihut kryeson listën me 26.34% shanse, i ndjekur nga Arsenali me 22.07%, Barcelona me 12.10% dhe PSG me 10.17%.

Nëse Reali i Madridit arrin të eliminojë MançesteR Sitin në raundin e 1/16, rruga drejt finales pritet të jetë e vështirë. Madrilenët mund të përballen me Bajernin e Mynihut në çerekfinale – skuadra që sipas “Opta”-s konsiderohet favoriti kryesor për të fituar trofeun këtë sezon.

Në fazën gjysmëfinale, kundërshtarët e mundshëm për Realin e Madridit mund të jenë Liverpuli, PSG-ja, Çelsi ose Gallatasaraji në një rrugëtim që mbetet ende i hapur dhe i paparashikueshëm.

real madrid opta champions league

Lini një Përgjigje