TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2025, 21:36

Rei Manaj një element kryesor, sulmuesi kuqezi befason me ekipin ku do të vazhdojë karrierën

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj një element kryesor, sulmuesi kuqezi befason me ekipin ku do

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj, ka rinovuar kontratën me ekipin turk Sivaspor edhe për një vit e gjysmë, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm te Trabzonspor.

Manaj, i cili sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i Sivasporit, ka fituar besimin e drejtuesve të klubit, të cilët vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin shqiptar.

Ky vendim konfirmon rëndësinë e Manajt për skuadrën dhe pritshmëritë e larta që ai të vazhdojë të jetë lider në repartin e sulmit për Sivasporin. Ka qenë vetë klubi turk, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka bërë publike vazhdimin e kontratës me Manajn. 

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor

Lini një Përgjigje