
Klaus Gjasula do të jetë lojtari më i ri i Dinamos. Mesfushori shkatërrues do të jetë goditja e bujshme e dinamovitëve, ndërsa përgatiten për Europën.
Kontrata do të jetë e vlefshme për dy vite siç raporton “SuperSport”. 35-vjeçari do e ketë kështu eksperiencën e parë jashtë Gjermanisë.
Tek Esen firmosi kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. Dhe pse bashkëpunimi u mbyll para kohe.
Gjasula vendosi rekord në Europianin e Gjermanisë. Prej atëherë është zëvendësuesi i parë në historinë e Europianit dhe Botërorit, që shënon gol dhe autogol brenda së njëjtës ndeshje.
Lini një Përgjigje