
Roma ka mundur vetëm në frymën e fundit Monzën brenda në “Olimpico”, duke shkuar në tre fitore radhazi dhe duke i dhënë një “shkelm” të fortë krizës.
Miqtë provuan të rrezikonin portën e verdhekuqve, por pas daljes me karton të kuq të D’Ambrozios, u detyruan të mbronin.
Ishin më pas vendasit që provuan për të gjetur golin, por Di Gregorio dhe shtylla i erdhën në ndihmë Monzës, deri në minutën e 90’, kur Stefan El Sharaui ndëshkoi miqtë.
Ndeshja u shoqërua me shumë tensione, ndërsa në minutat e fundit të shtesës, në minutën e 90+11, trajneri i Romës, Zhoze Murinjo u ndëshkua me karton të kuq.
Lini një Përgjigje