
Aston Vila, Lilë, Porto dhe Roma kanë arritur sonte fitore në raundin e pestë të Ligës së Europës, faza e ligës. Ka ardhur gjithashtu sonte humbja e parë pas 4 fitoresh nga ekipi danez Midtjylland në “Olimpico” të Romës, aty ku djemtë e Gasperinit që gjithashtu udhëheqin Serinë A shënuan fillimisht me anë të Neil El Ajnaui dhe në pjesën e dytë me Stefan El Shaaraui, edhe pse në fund pati drithërima pasi miqtë danezë ngushtuan shifrat me golin e Paulinjo.
Dy gola nga holandezi Malen i mjaftuan Aston Vilës së Unai Emeri të fitonin takimin ndaj Jang Bojs, ndeshje e luajtur në Angli dhe ku në fund zvicerianët u zgjuan vonë. Ndërkohë, Lilë shkatërroi plotësisht Dinamon e Zagrebit të Arbër Hoxhës.

Ekipi francez triumfoi 4-0 me golat e Feliks Korreiras, Ngalajel Mukau, Hamza Igamane dhe Benxhamin Andre. Hoxha u aktivizua 62 minuta, por sonte nuk pati shkëndija për shqiptarin pasi e gjithë skuadra kroate vuajti.
Zhgënjeu dhe jo pak Fenerbahçe në Stamboll, teksa ndaj Ferencvaroshit, ndeshja përfundoi 1-1, teksa në fund pati edhe karton të kuq nga sulmuesi Xhon Duran. Sëlltiku mori një sukses të pabesueshëm në Holandë ndaj Fejnordin duke shënuar 3 gola, kurse Porto shkatërroi Nisën 3-0. Barazim sakaq mes PAOK-ut dhe Branit dhe Plzen e Freiburg. Fitore për Ludogoretsin ndaj Selta Vigos në një ndeshje ku pati 5 gola.
Lini një Përgjigje