TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2026, 21:59

“Ruleta” e penalltive i jep trofeun e rëndësishëm Atalantës U-20, kapiteni shqiptar ngre në qiell Kupën e Italisë për ekipin bergamask (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ruleta” e penalltive i jep trofeun e rëndësishëm

Atalanta U20 ka fituar Kupën e Italisë për këtë grupmoshë, pasi mposhti Juventusin U20 pas goditjeve të 11-metërshave, në një finale të luftuar deri në sekondat e fundit. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa nga pika e bardhë bergamaskët triumfuan me rezultatin 4-1.

Juventusi kaloi i pari në avantazh me golin e shënuar nga Rikon. Bardhezinjtë administruan rezultatin për pjesën më të madhe të takimit, por Atalanta reagoi në minutat shtesë. Isoas barazoi në minutën 90+4, duke rikthyer shpresat dhe duke çuar sfidën te pika e 11-metërshit.

Nga pika e bardhë, Atalanta u tregua më e saktë, duke siguruar trofeun me rezultatin përfundimtar 4-1.

“Ruleta” e penalltive i jep trofeun e rëndësishëm

Roli i Gabriel Ramajt

Kapiteni shqiptar, Gabriel Ramaj, ishte një nga lojtarët më të spikatur në fushë gjatë finales. Në fund të ndeshjes, ishte pikërisht ai që ngriti trofeun, duke kurorëzuar suksesin e skuadrës së tij.

Ramaj aktivizohet si qendërmbrojtës dhe konsiderohet një element i rëndësishëm i ekipit U20 të Atalantës.

20-vjeçari numëron:

10 ndeshje me Kombëtaren shqiptare U21

3 paraqitje me Shqipërinë U17

Ai vijon të jetë pjesë e strukturave të ekipeve kombëtare, duke u konsideruar një nga talentet premtuese në mbrojtje.

gabriel ramaj kapiteni shqiptar atalanta u-20 kupa e italisë

Lini një Përgjigje