
Po luhet pjesa e parë e sfidës mes Al-Tauoun dhe Al-Itihad, e vlefshme për javën e 30-të të elitës së futbollit në Arabinë Saudite, me rezultatin aktual 0-1 në favor të kampionëve në fuqi.
Vendimtar në këtë avantazh ishte futbollisti shqiptar Mario Mitaj, i cili dhuroi asist nga krahu i majtë për golin e shënuar nga Aouar. Mitaj, ndonëse në profil natyral është mbrojtës i majtë, në këtë përballje është aktivizuar më i avancuar, në rolin e mesfushorit të majtë.
Sa i përket sezonit aktual, 22-vjeçari shqiptar ka regjistruar 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Al-Itihad, duke kontribuar me 1 gol dhe 4 asiste, një bilanc pozitiv për një lojtar me tipare mbrojtëse.
Lini një Përgjigje