TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2026, 20:50

E ardhmja e Ernest Muçit në pikëpyetje, transferimi i sulmuesit shqiptar kthehet në telenovelë

Shkruar nga Pamfleti

E ardhmja e Ernest Muçit në pikëpyetje, transferimi i sulmuesit

E ardhmja e sulmuesit shqiptar, Ernest Muçi vijon të mbetet e paqartë, ndërsa Trabzonspori përballet me një vendim të rëndësishëm në ditët në vijim. Klubi turk ka afat deri më 10 maj për të ushtruar opsionin e blerjes së kartonit të lojtarit nga Beshiktashi.

Sipas të dhënave të deritanishme, marrëveshja parashikon një shumë prej 8.5 milionë eurosh, e ndarë në pesë këste. Kësti i parë, në vlerën e 2 milionë eurove, duhet të paguhet menjëherë pas marrjes së vendimit përfundimtar brenda afatit të përcaktuar.

Megjithatë, raportimet e fundit tregojnë për një hezitim nga ana e Trabzonsporit. Burime pranë klubit sugjerojnë se drejtuesit ende shpresojnë për një ulje të kërkesës financiare nga Beshiktashi, çka mund të ndikojë në vendimin final.

Në rast se transferimi realizohet, Muçi pritet të firmosë një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029. Një tjetër element që mbetet në diskutim është paga që lojtari do të përfitojë te Trabzonspori, çështje që ende nuk është finalizuar.

Ndërkohë, kontrata aktuale e Muçit me Beshiktashin është e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Nëse Trabzonspori vendos të mos aktivizojë opsionin e blerjes, rriten gjasat që lojtari të transferohet në një klub tjetër gjatë merkatos së verës.

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje