TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Prill 2026, 22:58

Seria A/ Interi i jep “shuplakë” Romës dhe ‘blindon’ kreun!

Shkruar nga Pamfleti

Seria A/ Interi i jep “shuplakë” Romës dhe

Inter ka siguruar një fitore bindëse me rezultatin 5-2 ndaj AS Roma, në një ndeshje të vlefshme për Serie A. Zikaltërit e nisën vrullshëm takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e parë me Lautaro Martinez, pas asistit të Marcus Thuram.

Roma reagoi në minutën e 40-të, kur Gianluca Mancini barazoi shifrat në 1-1, por avantazhi i miqve zgjati pak. Në shtesën e pjesës së parë, Hakan Calhanoglu riktheu epërsinë për Interin, duke mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 2-1.

Pjesa e dytë foli plotësisht për ekipin vendas. Lautaro Martinez realizoi golin e tretë në minutën e 52-të, sërish me asist nga Thuram, ndërsa vetëm tre minuta më vonë ishte vetë Thuram që shënoi për 4-1 pas një kombinimi me Calhanoglu. Dominimi i Interit vazhdoi dhe në minutën e 63-të Nicolo Barella thelloi rezultatin në 5-1, duke mbyllur praktikisht ndeshjen.

Roma arriti të shkurtojë diferencën në minutën e 70-të me Lorenzo Pellegrini, por pa mundur të rikthehej realisht në lojë.

Me këtë rezultat, Interi forcon pozitën e tij në vend të parë me 72 pikë, ndërsa Roma mbetet në vendin e gjatë me 54 pikë.

interi

Lini një Përgjigje