TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Maj 2023, 16:16

Seria A/ Lecce-Spezia ndahen në paqe dhe “fundosin” Cremonese-n, vështirësohet “lufta” për mbijetesë  

Shkruar nga Pamfleti

Seria A/ Lecce-Spezia ndahen në paqe dhe “fundosin”

Është mbyllur në paqe me rezultatin  0 me 0, sfida e javës së 36-të të Kampionatit italian të Serie A, mes Lecce e Spezia, sfidë kjo që rezultoi të ishte “fatale” për një ekip tjetër të elitës italiane.

Pika e vetme e siguruar në këtë ndeshje i dha përfundimisht “goditjen e fundit” skuadrës së Cremonese, e cila nga sezoni i ardhshëm do të rikthehet në Kategorinë e Dytë të futbollit, Seria B.

Cremonese ka arritur të grumbullojë deri në këtë pikë të sezonit vetëm 24 pikë, 7 më pak se Spezia dhe 9 më pak se skuadra e Lecce, e teksa kanë mbetur vetëm 2 javë nga mbarimi në mënyrë zyrtare të Serie A, dhe matematikisht ia mohon skuadrës nga jugut i Italisë “mbijetesën”

Me këtë barazim matematikisht siguruan mbijetesën Empoli dhe Salernitana dhe tani me dy skuadra tashmë të rëna nga kategoria, mbeten 3 skuadra që në dy javët e fundit luftojnë për mbijetesë. Lecce, Spezzia dhe Verona do të luftojnë për t’iu arratisur venti të 17-të që i dërgon ata automatikisht në Serinë B.

seria a lecce spezia

Lini një Përgjigje