TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2025, 16:03

Seria B “pushtohet” nga futbollistët shqiptarë, numri i kuqezinjve në Itali më shumë se çdo kombëtare tjetër e huaj

Shkruar nga Pamfleti

Seria B “pushtohet” nga futbollistët shqiptarë, numri i

Shqipëria kryeson listën e vendeve të huaja me më shumë futbollistë të pranishëm në Serinë B këtë sezon.

Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, në kampionatin e dytë më të rëndësishëm në Itali aktivizohen 12 lojtarë shqiptarë, duke e renditur vendin tonë në krye të klasifikimit.

Pas kuqezinjve, në vendin e dytë ndodhet Argjentina me 9 futbollistë, ndërsa Franca dhe Spanja ndajnë vendin e tretë me nga 8 lojtarë secila. Senegali dhe Kroacia kanë nga 6 futbollistë, ndërsa më pas vijnë vende si Danimarka, Belgjika, Brazili dhe Polonia me nga 4 lojtarë.

Në listë përfshihen edhe vende të tjera si Serbia, Maroku, Gambia, Sllovenia, SHBA dhe Venezuela, secila me nga 3 futbollistë në Serinë B. Ndërkohë, Portugalia, Holanda dhe Uruguai kanë nga 2 përfaqësues.

Seria B “pushtohet” nga futbollistët shqiptarë, numri i

seria b futbollstët shqiptarë kampionati italian

Lini një Përgjigje