TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2023, 16:09

Sfida europiane e Tiranës, zbulohet data dhe ora kur do të luajnë bardheblutë ndeshjen e kthimit në Gjeorgji

Shkruar nga Pamfleti

Sfida europiane e Tiranës, zbulohet data dhe ora kur do të luajnë

Tirana do të luajë me Dinamo Batumin sfidë e parë në Shqipëri të vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë do të luhet në 13 korrik, me shumë mundësi në “Air Albania”, ndërsa sfida e dytë do të luhet në transfertë ndaj Batumit në Gjeorgji më 20 korrik në orën 19:00 me atë gjeorgjiane dhe 17:00 me atë shqiptare.

Dy sezonet e fundit në Europë, Tirana gjithmonë e ka nisur aventurën europiane me ndeshje në transfertë. Kështu, nëse Tirana arrin të kalojë Dinamo Batumin, në turin e dytë do të përballet me gjigantët e Beshiktashit.

Një përballje e vështirë për bardheblutë. Tirana mund të themi se ka fat ndaj skuadrave gjeorgjiane. Në dy përballjet e mëparshme të bardhebluve me ekipet nga vendi i Stalinit, skuadra shqiptare është kthyer me kualifikim, por gjithmonë në Champions League.

Në fillim, Tirana është kualifikuar në sezonin 2003-2004 ndaj Dinamos së Tbilisit. Në sezonin 2020-2021 të Europës, Tirana shkroi historinë brenda në Tbilisi, teksa mundi dhe eliminoi në një ndeshje teke Dinamo Tbilisin 2-0. Atë vit Tirana shkoi deri në “play off”-in e Ligës së Europës.

Sfida europiane e Tiranës, zbulohet data dhe ora kur do të luajnë

tirana dinamo batumi liga e konferencës

Lini një Përgjigje