TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2026, 21:12

SHBA e ktheu mbrapsht për lidhje me grupin terrorist dhe i “theu” ëndrrën e Botërorit, arbitri somalez shpërblehet në vendlindje

Shkruar nga Pamfleti
SHBA e ktheu mbrapsht për lidhje me grupin terrorist dhe i
arbitri somalez, Omar Aratn

Arbitri somalez Omar Artan është kthyer në vendlindje pas refuzimit të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se ishte pajisur me vizë amerikane dhe ishte përzgjedhur nga FIFA për të gjykuar ndeshje në Kupën e Botës 2026.

Sipas raportimeve, autoritetet amerikane nuk e lejuan hyrjen e tij në territorin e SHBA-së për arsye sigurie, duke përmendur dyshime për lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me individë apo organizata të përfshira në aktivitete terroriste.

Pas rikthimit në Somali, Artan u prit me nderime dhe vlerësime nga bashkëkombësit e tij. Mediat vendase raportojnë se Presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, ka vendosur ta shpërblejë arbitrin me një shtëpi të madhe me pesë dhoma gjumi, të pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme.

Ky gjest i presidentit shihet si një shenjë mbështetjeje për arbitrin somalez, i cili përjetoi një zhgënjim të madh pas vendimit të autoriteteve të vendit organizator të Botërorit.

Pavarësisht këtij episodi, karriera e Omar Artan vijon të vlerësohet në arenën ndërkombëtare. Sipas informacionit të publikuar, ai është caktuar të arbitrojë finalen e Superkupës së Europës, që do të zhvillohet në muajin gusht mes PSG-Aston Vila.

omar artan arbitri somalez

Lini një Përgjigje