TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Qershor 2024, 11:19

Shifra dhe fakte të historikut mes Shqipërisë dhe Spanjës

Shkruar nga Pamfleti

Shifra dhe fakte të historikut mes Shqipërisë dhe Spanjës

Të gjitha statistikat, faktet dhe detajet që duhet të dini për takimin e Grupit B mes Shqipërisë dhe Spanjës, që luhet të hënën në Dyseldorf.

*Iberikët kanë dominuar 8 ndeshjet e mëparshme mes dy skuadrave, duke i fituar të gjitha. Spanja ka shënuar 31 gola në total.

*Ndeshja e fundit ishte miqësorja e luajtur më 26 mars 2022 në Spanjë. Skuadra e Luis Enrikes fitoi 2-1, me gola të Ferran Torres dhe Olmos, kurse për Shqipërinë barazoi përkohësisht Myrto Uzuni. Goli i tij ishte i treti për Shqipërinë në përballjet me Spanjën.

*Dy ekipet u takuan në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, ku Spanja fitoi 0-2 dhe 3-0. Diego Kosta dhe Nolito shënuan në Shkodër, kurse në Alikante realizuan Rodrigo, Isko dhe Tiago Alkantara. Në 1993-shin Spanja kishte fituar 3-0 në shtëpi dhe 1-5 jashtë në kualifikueset e Kupës së Botës 1994.

*Për herë të parë këto skuadra janë takuar në kualifikueset e Europianit 1988: Spanja fitoi 1- 2 në Tiranë dhe 5-0 në Sevilje.

*Spanja ka fituar 9-0 në Sevilje edhe në kualifikueset e Euro 1992. Butragenjo shënoi 4 herë në atë ndeshje. Takimi i dytë në Tiranë u anulua për shkak të situatës politike në Shqipëri.

EURO fakte, Shqipëria- Kjo është pjesëmarrja e 2-të e Shqipërisë në Europian, pas debutimit në 2016-ën. *Me Silvinjon, i cili zëvendësoi Rejën, Shqipëria i nisi kualifikueset me humbjen 1-0 në Poloni, por më pas mbeti e pamposhtur dhe zuri vendin e parë në Grupin E me 15 pikë. *Kjo është ndeshja e parë e Shqipërisë në “Dyseldorf Arena”.

Spanja Vetëm Gjermania, me 14 herë, ka marrë pjesë më shumë në finalet e Europianit se Spanja, me 12 pjesëmarrje. “Furitë e kuqe” marrin pjesë për herë të 8-të radhazi në Europian. *Spanja, si Gjermania, është shpallur 3 herë kampione: në 1964- ën, 2008-ën dhe 2012-ën. Është e vetmja që ka fituar 2 Europianë radhazi. *Me Luis de la Fuente, i cili zëvendësoi Enriken, Spanja u kualifikua në Euro 2024 si fituese e Grupit A, me 1 humbje dhe 7 fitore. *Spanja ka luajtur në “Dyseldorf Arena” një herë më parë, në barazimin 1-1 kundër Gjermanisë më 23 mars 2018.

Lini një Përgjigje