TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2026, 15:18

Shorti i Ligës së Konferencës/ Kundërshtar i kalueshëm për Dritën, Shkëndijën e pret “ferri” turk

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i Ligës së Konferencës/ Kundërshtar i kalueshëm

Sot në orën 13:00 u hodh shorti për fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Drita dhe Shkëndija mësuan kundërshtarin e tyre, pasi bënë mjaft mirë në fazën e kampionatit. Kampionët e Kosovës do të sfidojnë sllovenët e Celje, ndërsa Shkëndija mat forcat me turqit e Samsunsporit

Drita shpëtoi nga përballja me AZ Alkmar. Në anën tjetër, Shkëndija sfidon klubin turk, pasi goglat nuk e vendosën përballë Lek Poznan.

Ndeshjet e para do të luhen më 19 shkurt në shtëpi, si për Dritën dhe për Shkëndijën. Fati vuloset më 26 shkurt në ndeshjen e kthimit.

Ky është vetëm shorti i ndeshjeve “play off”. Kështu nëse kualifikohen në fazën e 1/8-ave të këtij turneu, Drita do të sfidohet me njërin prej Spartës së Pragës, ish-skuadrën e Qazim Laçit ose AEK-un e Thomas Strakoshës.

Ndërkohë Shkëndija mund të përballet me njërën prej Shakhtar Donetsk ose Rajo Vajekanos të Ivan Balliut. Shorti për fazën 1/8-ave të Ligës së Konferencës do të hidhet më 27 shkurt.

Jagiellonia – Fiorentina

Omonoia – Rijeka

Noah – AZ Alkmar

Drita – Celje

KuPS Kuopio – Lek Poznan

Shkëndija – Samsunspor

Zrinjski – Kristal Palas

Sigma Olomuc – Luzan-Sport

liga e konferencës drita shkëndija e tetovës

Lini një Përgjigje