Sport19 Qershor 2024, 16:57

Shqipëria mban gjallë ëndrrën europiane, barazon me Kroacinë në "frymën e fundit" (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria mban gjallë ëndrrën europiane, barazon me

Shqipëria mban gjallë ëndrrën europiane. Kuqezinjtë kanë barazuar 2-2 me Kroacinë dhe shpreson te kualifikimi në raundin tjetër.

Djemtë e drejtuar nga Silvinjo zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11. Asani nga e majta harkoi në zonë dhe aty futbollisti që luan me Spartën e Pragës në Çeki mposhti me kokë prtierin Livakoviç.


Në minutën e 31, djemtë e drejtuar nga Silvinjo patën rastin e artë për të dyfishuar shifrat dhe për të shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes. Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Asanin që nisi topin tek Asllani, i cili gjuajti por topi u ndal nga portieri.


E pabesueshmja ndodhi në minutën e 74.

Një aksion i kroatëve u finalizua nga “bomberi” i Hofenhajmit, Andrej Kramariç, i cili dërgoi topin mes këmbëve të Hysaj, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Strakosha.


Mirëpo nuk mbaroi me kaq pasi vetëm 2 minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë, ku pas një goditje nga Pasaliç, topi u devijua nga mesfushori Klaus Gjasula, duke përfunduar në rrjetën e Strakoshës.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Kroacisë, Shqipëria gjeti golin e barazimit në minutën e 90+5. Asist i Hoxhës nga e majta, Gjasula në qendër dërgoi topin në rrjetën e Livakoviç.


Me këtë barazim, Kroacia dhe Shqipëria ndajnë vendin e 3 me nga një pikë secila.  

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do ta luajë përballë Spanjës, ndërsa Kroacia do të përballet me Italinë ku do të kërkojë kualifikimin për në raundin tjetër.

Të dyja këto ndeshje do të luhet tëhënën më 24 qershor në orën 21:00.

kroacia shqipëria