
E pabesueshme ajo çfarë ndodh në Hamburg teksa Kroacia ka përmbysur shifrat në dy minuta ndaj Shqipërisë.
Një aksion i kroatëve është finalizuar nga “bomberi” i Hoffenheim, Andrej Kramaric, i cili dërgon topin mes këmbëve të Hysaj, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Strakosha.
Mirëpo nuk kishte mbaruar me kaq pasi vetëm 2 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë, ku pas një goditje nga Pasalic topi devijohet nga mesfushori Klaus Gjasula, duke përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Rezultati shkon në 2-1.
Lini një Përgjigje