TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shtator 2023, 19:41

Shqipëria përballë Çekisë për ndeshjen jetike, ky është supergoli i realizuar nga Silvinjo në Pragë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria përballë Çekisë për ndeshjen jetike,

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka kujtime mjaft interesante nga e kaluara e tij kur bëhet fjalë për Pragën. Ish-futbollisti brazilian, ka lënë shenjë me një supergol në Ligën e Kampioneve në vitin 2000, kur vishte fanelën e Arsenalit.

Në ndeshjen e “Topçinjve” përballë Sparta Pragës në fazën në grupe të turneut, tekniku aktual i kombëtares shqiptare, ishte ai i cili shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të skuadrës së tij.

Në minutën e 33 të takimit ai mori topin nga e majta dhe me një driblim spektakolar kaloi këdo që i dilte para, duke mposhtur edhe portierin me një diagonale të shkëlqyer me sferën që u përplas në shtyllë para se të shkonte në rrjetë.

“Ku ma gjen që Mitaj të shënojë një gol si i imi këtu”, tha duke qeshur trajneri në konferencën për shtyp.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje