TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Nëntor 2025, 14:35

Shqipëria rigjen Poloninë në shortin e Play-Off, flet Sylvinho: Deri në mars ndodhin shumë gjëra

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria rigjen Poloninë në shortin e Play-Off, flet Sylvinho:
Shorti i Playoff për Botërorin 2026, flet tranjeri Sylvinho

Kombëtarja shqiptare dhe Kosova mësoi sot më 20 nëntor kundërshtarët për fazën “play off” të Botërorit 2026.

Kuqezinjtë do të përballen në transfertë me Poloninë. Në rast fitoreje, Kombëtarja shqiptare do të luajë në finale me fituesin e Ukrainë-Suedi. Edhe finalja për Shqipërinë do të luhet jashtë.

Për këtë short trajneri Sylvinho thotë se është shumë herët deri tani për të folur pasi deri në mars ndodhin deri në mars.

“Pres një Poloni tjetër nga ajo që na ka mundur në ndeshjen time të parë. Kanë ndryshuar shumë lojtarë dhe trajnerin”, tha komisari teknik brazillian.

Kosova është vendosur përballë Sllovakisë në transfertë. Nëse “Dardanët” kualifikohen, do të përballeshin në shtëpi me fituesin e Turqi-Rumani.

Shorti ishte i lehtë për Italinë, që në gjysmëfinale luan ndaj Irlandës së Veriut, ndërsa në finale nëse kualifikohet gjen fituesin e Uells-Bosnjë Hercegovinë.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet më 31 mars 2026. Fituesit e gjysmëfinaleve kalojnë në finalen e play-off-it përkatës.

Shqipëria rigjen Poloninë në shortin e Play-Off, flet Sylvinho:

sylvinho ndeshja me poloninë

Lini një Përgjigje