Sport18 Maj 2024, 22:23

Shqiptarët “sundojnë” dhe në Malin e Zi, skuadra shkruan historinë dhe fiton për herë të parë titullin kampion (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarët “sundojnë” dhe në Malin e Zi, skuadra

Deçiç është shpallur kampion në Malin e Zi për sezonin 2023-2024. Kështu bëhet klubi i parë shqiptar që fiton trofeun më të rëndësishëm në historinë e futbollit malazez. Një arritje kjo për popullin shqiptar në Tuz dhe jo vetëm. Kujtojmë se dominimi i klubeve shqiptare është po ashtu në Maqedoni ku Struga fitoi titullin kampion për të dytin vit radhazi.

Klubi i Tuzit ia doli të fitojë në transfertën e Sutjeskës me rezultatin 0-1, dhe pse luajti me një lojtar më pak nga minuta e 39. Ishte humbja e rivalëve të Buduknostit 0-1 përballë Mornar Bar, që vulosi fatet e kampionatit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fc Decic Admiral Bet (@fkdecic.me)

Dhe pse ka mbetur një javë për t’u luajtur do të vlejë vetëm për statistika te Deçiç. 6 pikë është diferenca aktuale me Buduknostin dhe Mornar Bar.

deçiç skuadra malazeze