Sport16 Prill 2024, 22:13

Siguruan ngjitjen në elitën e Superligës Turke, Arda Turan kërkon Rei Manajn tek Ejupspor

Shkruar nga Pamfleti

Siguruan ngjitjen në elitën e Superligës Turke, Arda Turan

Ejupspor, skuadra që ka garantuar ngjitjen në Superligën turke sezonin e ardhshëm, ka nisur punën për të bërë një përforcim të rëndësishëm në vijën sulmuese.

Nga mediat turke raportohet se stafi i Ejupsporit, nën drejtimin e ish-futbollistit të njohur Arda Turan, ka nisur studimet e transferimeve për sezonin e ardhshëm. Zbulohet se skuadra që do të garojë për herë të parë në elitë ka bërë një lëvizje të shpejtë, duke planifikuar të forcojë sulmin me Rei Manajn.

Sipas lajmeve të “Ajansspor”, Ejupspori kërkon yllin shqiptar që po shkëlqen me Sivasporin. Është vënë re se kanë nisur kontaktet me menaxherin e Manajt dhe po ashtu u tha se takimi i parë mes palëve ishte pozitiv. U theksua se presidenti i Ejupsporit do të ulet në tryezë me presidentin e Sivasporit për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

ejupspor arda turan rei manaj